Napoli i Amir Rrahmanit e nis me fitore sezonin e ri në Serie A – triumfon ndaj Sassuolos
Napoli e ka nisur me këmbë të mbarë mbrojtjen e titullit kampion në Serie A, teksa këtë të shtunë regjistroi fitore bindëse në javën e parë të kampionatit italian. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte triumfoi me rezultatin 2-0 në transfertën ndaj Sassuolos, e cila këtë sezon është rikthyer në elitën e futbollit italian, transmeton…

Sport
Napoli e ka nisur me këmbë të mbarë mbrojtjen e titullit kampion në Serie A, teksa këtë të shtunë regjistroi fitore bindëse në javën e parë të kampionatit italian.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte triumfoi me rezultatin 2-0 në transfertën ndaj Sassuolos, e cila këtë sezon është rikthyer në elitën e futbollit italian, transmeton lajmi.net
“Të kaltrit” dominuan në të dyja pjesët e lojës, duke shënuar nga një gol në secilën. Fillimisht ishte Scott McTominay ai që zhbllokoi rezultatin, ndërsa në pjesën e dytë, Kevin De Bruyne, përforcimi më i madh i kësaj vere për Napolin, vulosi fitoren me një gol të bukur.
Amir Rrahmani, mbrojtësi i Kosovës, ishte titullar dhe udhëhoqi me siguri prapavijën e kampionëve, të cilët e mbyllën ndeshjen pa pësuar gol.
Në sfidën tjetër të ditës, Genoa dhe Lecce ndanë pikët pas një barazimi pa gola 0-0, në një ndeshje të zbehtë nga të dyja palët./lajmi.net/