Napoli e mban në krye të “listës së dëshirave”, Luis Enrique s’i bindet ofertës
Raportime të shumta në Itali pohojnë se Luis Enrique nuk është plotësisht i bindur nga oferta e Napolit, kështu që ai i ka pezulluar negociatat me kampionët e saposhpallur të Italisë. Ish-trajneri i Romës është kandidati kryesor për të zëvendësuar Luciano Spallettin në edicionin 2023/24. Luis Enrique është emri i parë në axhendën e Napolit,…
Sport
Raportime të shumta në Itali pohojnë se Luis Enrique nuk është plotësisht i bindur nga oferta e Napolit, kështu që ai i ka pezulluar negociatat me kampionët e saposhpallur të Italisë.
Ish-trajneri i Romës është kandidati kryesor për të zëvendësuar Luciano Spallettin në edicionin 2023/24.
Luis Enrique është emri i parë në axhendën e Napolit, por si Gazzetta ashtu edhe Il Corriere dello Sport pohuan të martën se oferta e klubit nuk e bind spanjollin.
Të dyja gazetat pretendojnë se paratë nuk janë problemi, por “Lucho” i ka pezulluar bisedimet sepse dëshiron një vizion të qartë të planeve të klubit.
53-vjeçari ka refuzuar ofertën e Chelseat dhe ka disa admirues në Premierligë.
Sipas Gazzetta, Brazili është gjithashtu i interesuar për ish-trajnerin e Romës dhe Barcelonës./Lajmi.net/