Napoli “blindon” Hysajn, kjo është klauzola e largimit
Elseid Hysaj ka arritur marrëveshje me Napolin për renovimin e kontratës.

Sport
Elseid Hysaj pritet që në ditët vijuese të nënshkruajë kontratë të re me Napolin.
Mbrojtësit shqiptar do t’i trefishohet paga me kontratën e re, pas së cilës do të përfitojë 1.5 milion euro në vit.
Duke e parë interesimin e Hysajt nga shumë klube, drejtuesit e klubit italian nuk duan që ta humbin lehtë mbrojtësin.
Kështu, në kontratën e re, ai do ta ketë një klauzolë largimi prej 25 milionë eurosh, përcjell Lajmi.net nga Calcionews24.