Nait Hasani për Andin Hotin: Nëse PDK qëndron në sallë e votoj, nëse jo nuk rri as unë

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka komentuar kandidaturën e mundshme të VV-së për president, ku po përmendet emri i Andin Hotit. Hasani ka bërë të ditur për lajmi.net, se është kontaktuar nga Hoti lidhur me këtë çështje. Në një prononcim për lajmi.net, ai theksoi se qëndrimi i tij do të varet nga vendimi i grupit…

Lajme

04/03/2026 12:23

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka komentuar kandidaturën e mundshme të VV-së për president, ku po përmendet emri i Andin Hotit.

Hasani ka bërë të ditur për lajmi.net, se është kontaktuar nga Hoti lidhur me këtë çështje.

Në një prononcim për lajmi.net, ai theksoi se qëndrimi i tij do të varet nga vendimi i grupit parlamentar të PDK-së. Sipas tij, nëse grupi qëndron në sallë gjatë votimit, ai do ta mbështesë Hotin me votën e tij. Por, nëse grupi vendos të mos qëndrojë, atëherë as ai nuk do të jetë i pranishëm.

“Nuk di asgjë. Nëse grupi i PDK-së rri në sallë, unë e votoj; nëse nuk rrinë ata, nuk rri as unë”, është shprehur Hasani. /Lajmi.net/