Nait Hasani pas bisedave me Haxhiun e Bahtirin para disa ditësh, shihet sot pas seance duke biseduar me Arben Vitinë dhe Shqipe Selimin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Nait Hasani, ka vazhduar takimet e tij me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Pas seancës së sotme, deputeti Hasani u pa ulur me dy deputetët e VV-së, Shqipe Selimin dhe Arben Vitinë. Kujtojmë se Para dy ditësh, Hasani u pa duke biseduar edhe me Agim Bahtiri poashtu deputet i VV-së.…

Lajme

29/05/2025 12:40

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Nait Hasani, ka vazhduar takimet e tij me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas seancës së sotme, deputeti Hasani u pa ulur me dy deputetët e VV-së, Shqipe Selimin dhe Arben Vitinë.

Kujtojmë se Para dy ditësh, Hasani u pa duke biseduar edhe me Agim Bahtiri poashtu deputet i VV-së.

Arsyetimi i Hasanit pas bisedës me Bahtirin ishte se njiheshin prej kohësh.

Të mos harrojmë se deputeti i PDK-së u takua edhe me Albulena Haxhiun të hënën e 19-të majit, pas përfundimit të seancës dhe pas këtij takimi arsyetimi i tij ishte se bised kishte të bënte me përkujtimin e masakrës së Dubravës.

“Me Haxhiun jemi taku për përkujtimin e maskarës së Dubravës”, tha ai./Lajmi.net/