Naim Murseli u ekzaminua në Neurologji dhe u kthye në klinikën e Psikiatrisë- aty po qëndron prej mbi 7 ditë
Naim Murseli i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt ka përfunduar ekzaminimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nën përcjelljen e policisë Murseli është dërguar në klinikën e Neurologjisë, në QKUK e nga aty Murseli është kthyer sërish në Institutin e Psikiatrisë Forenzike. Murseli prej një javësh po qëndronte i shtrirë në…

Lajme
Naim Murseli i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt ka përfunduar ekzaminimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Nën përcjelljen e policisë Murseli është dërguar në klinikën e Neurologjisë, në QKUK e nga aty Murseli është kthyer sërish në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.
Murseli prej një javësh po qëndronte i shtrirë në klinikën e Psikiatrisë.
Sipas informacioneve të deritanishme, Murseli sot është kthyer sërish në klinikën e Psikiatrisë për të vazhduar aty kontrollet dhe ekzaminimet e nevojshme.
Në seancën gjyqësore të mbajtur më 4 qershor në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ishte aprovuar kërkesa e mbrojtjes që Naim Murselit t’i bëhej ekzaminim psikiatrik.
Lidhur me këtë rast të akuzuar janë pos Naim Murselit edhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla./Lajmi.net/
I prangosur tek duart e këmbët- Gjykata jep detaje se çfarë kërkoi Naim Murseli tek QKUK-ja