Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me burgim të përjetshëm, Kushtrim Kokalla me 30 vite burgim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot është zhvilluar seanca ndaj të akuzuarve: Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Të lartpërmendurit janë akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Në fjalën përfundimtare, Gjykata ka vendosur që Naim Murseli është fajtor për veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, i akuzuari Granit Plava shpallet fajtor për veprën…

Lajme

21/04/2026 13:48

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot është zhvilluar seanca ndaj të akuzuarve: Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Të lartpërmendurit janë akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Në fjalën përfundimtare, Gjykata ka vendosur që Naim Murseli është fajtor për veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, i akuzuari Granit Plava shpallet fajtor për veprën penale të kryer në bashkëkryerje “Vrasje e rëndë”. Plava është fajtor për “mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve” dhe i akuzuari Kushtrim Kokalla është fajtor për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale: Vrasje rëndë, për të akuzuarin Kokalla gjykata sjell vendim refuzues pas tërheqjes së prokurores.

“Gjykata në bazë të kodit penal të Kosovës dhe neneve 7.8.360 dhe 364 të akuzuarit i gjykon: Naim Murseli dhe Granit Plava dënim me burgim të përjetshme.Kushtrim Kokalla me 30 vite”,deklaroi gjykatësja e krimeve të rënda, Fatime Dërmaku, shkruan lajmi.net.

Sipas vendimit të gjykatës, dy të akuzuarit do të mbeten në paraburgim që nga 1 dhjetori 2023 e tutje, kohë kjo  e cila do t’u llogaritet në vuajtjen e dënimit.

Përveç dënimeve me burg, gjykata ka obliguar të akuzuarit që të bartin edhe shpenzimet procedurale. Konkretisht, secili prej tyre duhet të paguajë nga 500 euro per shpenzimet e Gjykates dhe për ekspertizat mjekoligjore, si dhe nga 50 euro për viktimat.

Murseli, Plava dhe Kokalla kanë zgjedhur të mos jenë fare të pranishëm në seancën e shpalljes së aktgjykimit./Lajmi.net/