Nagip Krasniqi del sërish sot para gjykatës
Sot pritet të mbahet seanca ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqit, i cii akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Seanca nis me fillim nga ora 09:30. Në mungesë të dëshmitarit Skender Muqolli ishte ndërprerë seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Krasniqi ishte deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare…

Lajme
Sot pritet të mbahet seanca ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqit, i cii akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Seanca nis me fillim nga ora 09:30.
Në mungesë të dëshmitarit Skender Muqolli ishte ndërprerë seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Krasniqi ishte deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 8 tetor 2024. I pafajshëm ai u deklarua edhe në seancën e 3 korrikut 2025.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës e ngritur më 19 gusht 2024, akuzon Nagip Krasniqin për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.