Nagelsmann për të ardhmën e Lewandowskit: Nuk më ka thënë ndonjëherë se dëshiron të largohet
Julian Nagelsmann ka folur në lidhje me mundësinë e largimit të Robert Lewandowskit nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar veror.
Sport
Nagelsmann u shpreh se sulmuesi nuk i ka thënë ndonjëherë se dëshiron të largohet duke thënë lojtari ka dhënë shenja se dëshiron të qëndrojë.
“Nuk kam marrë ndonjë shenjë nga ai se dëshiron të largohet. Në bisedat tona ai gjithmonë ka dhënë shenja se dëshiron të qëndrojë këtu. Sigurisht, unë dua ta kem atë në skuadër dhe shpresoj që e ardhmja e afërt të na tregojë në lidhje me të situatë”, u shpreh ai, transmeton lajmi.net.
Lewandowski e ka vazhduar formën e mirë edhe këtë sezon ku në 29 ndeshje në Bundesliga ka arritur të shënojë 32 gola. Ai gjithashtu është golashënuesi më i mirë në Champions League këtë sezon me 13 sosh.
Mbetet të shihet nëse lojtari do të ndërrojë ambient gjatë merkatos së verës.
Për lojtarin interesim të theksuar ka shprehur Barcelona. /Lajmi.net/