Nagavci: S’di për kënd i patën LDK ato 15 nënshkrime, neve s’na sollën asgjë- s’pati as emër specifik
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci është deklaruar para mediave. Nagavci deklaroi se janë mbledhur për të vazhduar procesin e nisur dje dhe tha se beson se kryetarja e Kuvendit kur fillon vazhdimi i seancës do të bëjë edhe një thirrje për opozitën. “Jemi dëshmitarë që edhe deputetët e opozitës janë shumica…
Lajme
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci është deklaruar para mediave.
Nagavci deklaroi se janë mbledhur për të vazhduar procesin e nisur dje dhe tha se beson se kryetarja e Kuvendit kur fillon vazhdimi i seancës do të bëjë edhe një thirrje për opozitën.
“Jemi dëshmitarë që edhe deputetët e opozitës janë shumica prej tyre në kuvend dhe i ftojmë të vijnë në sallë e t’i ofrojmë vendit presidenten dhe të vazhdojmë tutje punën e të shmangim edhe zgjedhjet e reja.Kemi parë kryetarin e LDK-së që prezantoi nënshkrimet pa një emër specifik, por mesa kam njohuri ato nënshkrime s’i janë ofruar as Kurtit as mua në mënyrë që t‘i bashkëngjisim nënshkrimet tona.Pra ne jemi në Kuvend e presim të gjithë deputetët të vijnë në sallë e të përmbyllim procesin e zgjedhjes së presidentit.Ne jemi deputetët të zgjedhur e kemi mandat politik e do marrim vendime për në interes të qytetarëve. S’di për kënd i kanë mbledhur ato nënshkrime e për kënd kanë aluduar.”,deklaroi Nagavci, transmeton lajmi.net.
Ajo tha se seanca është ftuar me 40 nënshkrime dhe se sipas saj procesi i votimit me votë të fshehtë e lejon që deri në përmbyllje të votimit të marrin pjesë të gjithë deputetët e interesuar.
“Në këtë pikë në momentin që u pa se nuk janë 61 vota u ndërpre seanca për të vazhduar. Konsideroj se përtej fajësimit e rëndësishme është të gjendet zgjidhje për presidentin. Ne po shkojmë në sallë sepse jemi të interesuar të zgjedhim presidentin e të shmangim zgjedhjet.
U bëj ftesë të vijnë në sallë e t’i shmangin zgjedhjet. Tashmë kemi propozime të reja e konkrete. Feride Rushiti i mori 63 vota, emër që ka kontribuar gjatë gjithë jetës së saj e ka vlerësime ndërkombëtare e nominuar për çmimin Global për paqe”./Lajmi.net/