Nagavci reagon për konferencën e Thaçit: Presidenti fillimisht duhet t’i përgjigjet ftesës së kryeministrit

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas konferencës për medie të presidentit Thaçi.

Lajme

04/03/2020 19:08

Ajo thotë se presidenti Thaçi para se gjithash duhet t’i përgjigjet ftesës së kryeministrit Albin Kurti për konsultim.

Ky është postimi i saj i plotë:

Presidenti Thaçi në konferencën për media, disa herë përmendi që respekton Kushtetutën e vendit. Shumë mirë. Vetëm edhe duhet të ketë të qartë se si i përcakton Kushtetuta obligimet dhe përgjegjësitë e Presidentit, të Qeverisë dhe të Kryeministrit të vendit.

Dikush duhet t’i sqarojë Presidentit Thaçi se ai duhet fillimisht t’i përgjigjet ftesës së Kryeministrit Albin Kurti për konsultim, të sigurohet se ka kuptuar se cila është politika e jashtme që propozon dhe zbaton Qeveria dhe pastaj të përfaqësojë Republikën e Kosovës jas htë vendit, sipas kordinimit paraprak.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Qeveria propozon dhe zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit; ( nenit 93, pika 1.)

Kryeministri i vendit, këshillohet me Presidentin për zbatimin e politikës së jashtme të vendit; (Neni 94, pika 9)

Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë; ( Neni 84, pika 1). /Lajmi.net/