Nagavci: PDK, LDK, AAK, Lista Sërpska dy herë votuan kundër, sot po të njëjtit votuan pro verifikimit të mandateve
Arbërie Nagavci nga LVV tha se deputetët e PDK, LDK, AAK, Lista Sërpska dy herë votuan kundër raportit të komisionit për verifikim të mandateve, ndërkaq sot ata vendosën që të votojnë pro. Nagavci thotë se janë dy variant “kanë reflektuar dhe e kanë kuptuar se janë duke bllokuar konstituimin e institucioneve, ose kanë menduar se…

Lajme
Arbërie Nagavci nga LVV tha se deputetët e PDK, LDK, AAK, Lista Sërpska dy herë votuan kundër raportit të komisionit për verifikim të mandateve, ndërkaq sot ata vendosën që të votojnë pro.
Nagavci thotë se janë dy variant “kanë reflektuar dhe e kanë kuptuar se janë duke bllokuar konstituimin e institucioneve, ose kanë menduar se mund të humbasin mandatet”.
Postimi i plotë:
PDK, LDK, AAK, Lista Sërpska dy herë votuan kundër raportit të komisionit për verifikim të mandateve.
Sot, të njëjtit deputet të po këtyre partive, votuan pro raportit.
Ka dy mundësi për këtë ndryshim qëndrimesh, kanë reflektuar dhe e kanë kuptuar se janë duke bllokuar konstituimin e institucioneve, ose kanë menduar se mund të humbasin mandatet dhe të zëvendësohen me kandidatët tjerë në rradhë për deputet.