Nagavci: Nuk ka arsye të ndërrohet propozimi, Haxhiu është gruaja më e votuar – është e denjë për këtë pozitë
Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka konfirmuar para vazhdimit të seancës konstituive se Albulena Haxhiu do të jetë sërish propozimi i partisë për kryeparlamentare. Nagavci tha se nuk ka arsye që të ndërrohet emri i propozuar, teksa u bëri thirrje partive tjera që të votohet Haxhiu dhe të mundësohet konstituimi i Kuvendit, transmeton lajmi.net. “Presim…

Lajme
Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka konfirmuar para vazhdimit të seancës konstituive se Albulena Haxhiu do të jetë sërish propozimi i partisë për kryeparlamentare.
Nagavci tha se nuk ka arsye që të ndërrohet emri i propozuar, teksa u bëri thirrje partive tjera që të votohet Haxhiu dhe të mundësohet konstituimi i Kuvendit, transmeton lajmi.net.
“Presim që të gjitha partitë parlamentare, të mundësojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Nuk ka arsye të ndërrohet propozimi, është gruaja më e votuar dhe nuk kemi asnjë dyshim që është personi i denjë për këtë pozitë”, ka thënë Nagavci.
Kujtojmë se në votimet e fundit Albulena Haxhiu nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Në votimin e kaluar ajo mori besimin e 57 deputetëve.