Nagavci: Ligji e saktëson se nuk ka paga për ata që s’punojnë, SBAShK-u i la në baltë mësimdhënësit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se ligji e përcakton se nuk do të ketë paga për ata që nuk punojnë. Nagavci ka shtuar se SBAShK-u i ka lënë në baltë anëtarët e vetë me papërgjegjësinë e tyre. “Është definitive që ligji për greva neni 18 e përcakton qartë se mospunë nuk ka pagesë…

Lajme
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se ligji e përcakton se nuk do të ketë paga për ata që nuk punojnë.
Nagavci ka shtuar se SBAShK-u i ka lënë në baltë anëtarët e vetë me papërgjegjësinë e tyre.
“Është definitive që ligji për greva neni 18 e përcakton qartë se mospunë nuk ka pagesë dhe është e vërtetë që ne këtë e kemi diskutuar më shumë se një herë me kryesinë e SBASHK-ut duke u siguruar që të përcjellin mesazhin te mësimdhënësit, në mënyrë që vendimet t’i marrin të bazuara në argumente”, ka thënë Nagavci.
Ministrja Nagavci, në ATV, gjithashtu ka shtuar se orët e humbura do të kompensohen dhe se kanë rishikuar kalendarin.
“Në një situatë të tillë, ku për fat të keq kemi një kryesi të Sindikatës së Arsimit që i la në baltë të gjithë anëtarët e vet me një papërgjegjësi të plotë dhe madje edhe në këtë situatë kur do të duhej të ishin në diskutime për të parë se a mund të realizohet ndonjë gjë ata vazhdojnë me kërcënime se nuk do të kompensohen orët. Si qeveri jemi në dijeni për gjendjen socio-ekonomike dhe për inflacionin si dhe jemi të vetëdijshëm për ligjet në fuqi dhe orët e humbura duhet të zëvendësohen”, tha Nagavci.