Nagavci: Ju e patë që e ndërpremë seancën kur s’ishin votat në kuti, opozita të vie në sallë e t’i shmangim zgjedhjet

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci është deklaruar para mediave. Nagavci deklaroi se janë mbledhur për të vazhduar procesin e nisur dje. Ajo tha se votimi i fshehtë e lejon hapjen e votimit “për të gjithë që mund të votojnë” dhe se në momentin kur nuk ishin 80 vota “seanca u ndërpre.”…

Lajme

28/04/2026 11:07

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci është deklaruar para mediave.

Nagavci deklaroi se janë mbledhur për të vazhduar procesin e nisur dje.

Ajo tha se votimi i fshehtë e lejon hapjen e votimit “për të gjithë që mund të votojnë” dhe se në momentin kur nuk ishin 80 vota “seanca u ndërpre.”

“Jemi dëshmitarë që edhe deputetët e opozitës janë shumica prej tyre në kuvend dhe i ftojmë të vijnë në sallë e t’i ofrojmë vendit presidenten dhe të vazhdojmë tutje punën e të shmangim edhe zgjedhjet e reja. Kemi parë kryetarin e LDK-së që prezantoi nënshkrimet pa një emër specifik, por mesa kam njohuri ato nënshkrime s’i janë ofruar as Kurtit as mua në mënyrë që t‘i bashkëngjisim nënshkrimet tona.Pra ne jemi në Kuvend e presim të gjithë deputetët të vijnë në sallë e të përmbyllim procesin e zgjedhjes së presidentit.Ne jemi deputetët të zgjedhur e kemi mandat politik e do marrim vendime për në interes të qytetarëve. S’di për kënd i kanë mbledhur ato nënshkrime e për kënd kanë aluduar.”,deklaroi Nagavci, transmeton lajmi.net.

Ajo tha se seanca është ftuar me 40 nënshkrime dhe se sipas saj procesi i votimit me votë të fshehtë e lejon që deri në përmbyllje të votimit të marrin pjesë të gjithë deputetët e interesuar.

“Jemi deputet, kemi mandat politik të marrin vendime që janë në interes të qytetarëve. Seanca është ftuar me 40 nënshkrime, dhe kemi qenë mbi 60. Ndërsa procesi i votimit me votim të fshehtë e le mundësinë që të votojnë të gjthë munden. Në momentin që e pamë që s’janë 80 vota, ajo e ndërpreu seancën dhe presim sot të vimë.Konsideroj se përtej fajësimit e rëndësishme është të gjendet zgjidhje për presidentin. Ne po shkojmë në sallë sepse jemi të interesuar të zgjedhim presidentin e të shmangim zgjedhjet. U bëj ftesë të vijnë në sallë e t’i shmangin zgjedhjet. Tashmë kemi propozime të reja e konkrete. Feride Rushiti i mori 63 vota, emër që ka kontribuar gjatë gjithë jetës së saj e ka vlerësime ndërkombëtare e nominuar për çmimin Global për paqe”./Lajmi.net/