Nagavci i kërkon Haxhiut t’ia jap anëtarin e tretë VV-së në KQZ; Na takon, përndryshe duhet ta adresojmë edhe këtë

Shefja e grupit parlamentare të VV-së, Arbërie Nagavci pas takimit të kryesisë së Kuvendit ka folur për media. Nagavci ka folur në lidhje me anëtarin e fundit të KQZ-së që është mbetur diskutabil se a duhet t’i takoj VV-së apo PDK-së, transemton lajmi.net. Ajo në media tha se u.d së presidentes, Albulena Haxhiu duhet t’ia…

Lajme

08/04/2026 15:22

Shefja e grupit parlamentare të VV-së, Arbërie Nagavci pas takimit të kryesisë së Kuvendit ka folur për media.

Nagavci ka folur në lidhje me anëtarin e fundit të KQZ-së që është mbetur diskutabil se a duhet t’i takoj VV-së apo PDK-së, transemton lajmi.net.

Ajo në media tha se u.d së presidentes, Albulena Haxhiu duhet t’ia jap VV-së. Në rast se nuk e bën këtë, Nagavci u shpreh se si parti do ta adresojnë edhe këtë.

“Besojmë se emërimi i anëtarit të paemëruar tashmë në KQZ nga presidentja Vjosa Osmani është e drejtë dhe i takon Vetëvendosjes bazuar në legjislacion dhe bazuar në rezultatin zgjedhor dhe forcat proporcionale të partive në Kuvend. Përbërja e KQZ-së përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe presim që u.d presidentja zonja Haxhiu sa më parë të emërojë anëtarin tjetër të KQZ-së që duhet të jetë propozimi i VV-së. Dhe shpresoj që Haxhiu ta bëjë këtë sepse përndryshe si Lëvizje duhet ta adresojmë edhe këtë.”, tha ajo./lajmi.net/