Nagavci: Ende nuk ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për president

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se ende nuk ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për kandidat për president. Ajo para mediave ka shtuar se duhet t’i jepet kohë kryeministrit Albin Kurti që të zhvillojë negociatat. Nagavci ka theksuar se situata aktuale ngjan me periudhën kur vendi ishte përballur me moskonstituimin…

Lajme

03/03/2026 11:18

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se ende nuk ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për kandidat për president.

Ajo para mediave ka shtuar se duhet t’i jepet kohë kryeministrit Albin Kurti që të zhvillojë negociatat.

Nagavci ka theksuar se situata aktuale ngjan me periudhën kur vendi ishte përballur me moskonstituimin e Kuvendit për disa muaj.