Nagavci dorëzon tek Vjosa Osmani propozimin që Albin Kurti të mandatohet për formimin e Qeverisë

Arbërie Nagavci ka njoftuar se si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, i ka dorëzuar presidentes Vjosa Osmani propozimin për caktimin e Albin Kurtit si mandat për formimin e Qeverisë së Kosovës. Nagavci njoftoi se bazuar në vullnetin e qytetarëve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe në përputhje me Kushtetutën të vazhdohet drejt formimit…

Lajme

11/02/2026 19:00

Arbërie Nagavci ka njoftuar se si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, i ka dorëzuar presidentes Vjosa Osmani propozimin për caktimin e Albin Kurtit si mandat për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Nagavci njoftoi se bazuar në vullnetin e qytetarëve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe në përputhje me Kushtetutën të vazhdohet drejt formimit të qeverisë së re, transmeton lajmi.net.

Tanimë mbetet që Vjosa Osmani t’i përgjigjet këtij propozimi dhe më pas të vazhdohet me seancën për formimin e Qeverisë e cila pritet të mbahet sonte.

Njoftimi i plotë:

E nderuar që, në cilësinë time si Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, t’i dorëzoj Presidentes së Republikës së Kosovës propozimin për caktimin e z. Albin Kurti si Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Bazuar në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të qeverisë së re.

Faleminderit qytetarëve për besimin!

Qeveria Kurti 3./Lajmi.net/