Naftëtarët as sot s’e respektojnë vendimin e MINTI-t për çmimin e derivateve

Naftëtarët nuk po e respektojnë vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit lidhur me çmimin maksimal ditor të lejuar për derivatet. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka dhënë arsyet se pse kjo po ndodh. Berjani për Klankosova.tv ka thënë se çmimet në Kosovë, sot shkojnë deri në 1.94 euro për litër,…

Lajme

05/04/2026 13:40

Naftëtarët nuk po e respektojnë vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit lidhur me çmimin maksimal ditor të lejuar për derivatet.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka dhënë arsyet se pse kjo po ndodh.

Berjani për Klankosova.tv ka thënë se çmimet në Kosovë, sot shkojnë deri në 1.94 euro për litër, pasi sipas tij, çmimi i furnizimit të për 1 litër naftë aktualisht shkon në 1.88 euro.

“Çmimet sot përafërsisht janë 1.84 e deri në 1.94 dizell. Benzina 1.40 e deri në 1.46 euro. Çmimin furnizues e kemi 1.88”, deklaroi ai për Klankosova.

“Në Porto Romano në Durrës kushton 1.88 e deri në 192 me importu, plus 12 cent marzh”, theksoi ai.

“Pra, në Porto Romano s’ka naftë me ble me 1.86. Ne po e respektojmë vendimin e Ministrisë por s’ka naftë me atë çmim që e ka caktu Ministria. Çmimet janë tejet të larta, ne aktualisht po e blejmë produktin dhe po e shesim pa marzh fitimi”, shtoi Berjani.

I pari i naftëtarëve theksoi se shpreson të bëhet ndonjë marrëveshje lidhur me këtë.

“Uroj që sa më shpejtë të bëhet ndonjë marrëveshje dhe ngushtica e Hormuzit të lirohet dhe të vijnë anijet e mëdha dhe të bëjnë furnizimin me naftë. Aktualisht jemi në krizë sepse s’ka furnizim të mjaftueshëm”, theksoi ai.

Sipas vendimit të sotëm të Ministrisë, një litër naftë lejohet të shitet në çmimin maksimal 1.86 euro, kurse benzina 1.49 euro për litër.

Por, sipas raportimeve nga qytetarët, në disa rajone të Kosovës, çmimi i naftës sot ka shkuar deri në 1.96 euro për litër.