Naftëtarët akuzojnë MTI-në për “plaçkë”

59 euro paguan çdo kompani e naftës vetëm për leximin e dokumentve të konformitetit. Për leximin e certifikatave të tilla MTI ka kontraktuar kompaninë kroate “Saybol pan Adriatika”. Kjo sipas Fadil Berjanit është “plaçkë”.

Lajme

03/04/2014 11:11

Për çdo cisternë naftë që hynë në Kosovë, naftëtarët paguajnë nga 59 euro kompanisë kroate “Saybol pan Adriatika” për leximin e dokumenteve të konfomitetit.

Por, ky veprim naftëtarëve ju duket “plaçkitje” pasi që ata vlerësojnë se këtë gjë mund ta bënë edhe Dogana e Kosovës, pa paguar asnjë cent.

Kështu të paktën mendon Kryetari i shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani.

“Kjo është plaçkë, këtë punë e kryen edhe Dogana e Kosovës, pa kosto për biznesin kurse “Saybolt pan Adriatika” për të njëjtëjn punë merr nga 59 euro”, ka thënë ai për KosovaSot.

Edhe pronari i kompanisë “Al Petrol”, Latif Kryeziu thotë se kjo pagesë ndodh vetëm në Kosovë. ai thotë se kjo gjë është” krim i organizuar” dhe se “MTI po bën një veprim kriminal”.

“MTI-ja ka zgjedhur operator, siç është “Saybol pan Adriatika”, për të cilën paguajnë 59 euro për kontroll të dokumenteve vetëm për një autobot, ku vetëm për vitin 2013 kemi paguar 150 mijë euro, vetëm që i ka lexuar certifikatën e konfromitetit”.

“Askund në botë nuk ndodh kjo që po ndodh tek ne , është një mënyrë e krimit të organizuar, MTI-ja bën një veprim kriminal, me të cilin po e dëmton biznesin kosovar”.

Ndërkaq, Lulzim Demolli nga MTI ka thënë se kompania kroate është pranuar pasi ka plotësuar të gjitha kriteret.

“Trupat inspektuese “Saybold pan Adriatika” i ka plotësuar të gjitha kriteret për akreditim. Sa i përket konfliktit të interesit, janë institucionet e tjera që vlerësojnë një gjë të tillë”, tha ai për Kosova Sot.