Nafta 1.91 euro, Miftaraj: Pushteti as që e kupton, udhëtojnë me makina zyrtare pa paguar
Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi ka reaguar lidhur me çmimin e derivateve, duke kritikuar qeverinë dhe zyrtarët publikë për, siç thotë ai, shkëputje nga realiteti i qytetarëve. Në një postim në Facebook, Ehat Miftaraj tha se çmimi i naftës prej 1.91 euro për litër mund të mos duket i lartë për zyrtarët, pasi…
Lajme
Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi ka reaguar lidhur me çmimin e derivateve, duke kritikuar qeverinë dhe zyrtarët publikë për, siç thotë ai, shkëputje nga realiteti i qytetarëve.
Në një postim në Facebook, Ehat Miftaraj tha se çmimi i naftës prej 1.91 euro për litër mund të mos duket i lartë për zyrtarët, pasi ata përdorin vetura zyrtare dhe nuk e ndjejnë drejtpërdrejt koston.
Ai ngriti pyetje publike nëse zyrtarë të lartë, përfshirë ministren Mimoza Kusari-Lila dhe kryeministrin Albin Kurti, udhëtojnë me vetura private apo zyrtare, duke përmendur gjithashtu përdorimin e veturave nga ministrat, zëvendësministrat dhe këshilltarët qeveritarë.
Sipas tij, kjo situatë krijon një hendek mes qytetarëve dhe zyrtarëve, duke ngritur shqetësime për ndjeshmërinë e institucioneve ndaj barrës ekonomike që përballojnë qytetarët. /Lajmi.net/