Naçi: Familjes Abazi do t’i ndërtohet shtëpia e re dhe do t’i jepet pension prej 1 mijë eurove
Elvis Naçi, i njohur me për aktivitetin e tij human, ka njoftuar se shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i shtëpisë për familjen Abazi nga Gjilani dhe po ashtu kjo familje do të përfitojë një pension prej 1000 eurove.
Lajme
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.
“Ne Familjen Abazi ne Gjilan ku vdiqen nga termeti dy vellezerit qe ndodheshin ne Durres, Qofshin te Xhenetit dhe shume shpejte fillon Shtepia e re per tu ndertuar dhe nje pension 1000 euro per 6 Jetimet. Amin”, shkruan Naçi në Facebook.
Vëllezërit Abazi nga Gjilani u varrosën të enjten në varrezat e fshatit, teksa në Shqipëri ata kishin shkuar për çështje të punës. /Lajmi.net/