Na tregoni si putheni t’ju themi çfarë lidhje keni

Rëndësia e puthjes në një lidhje.

Lifestyle

06/02/2020 13:09

Një ndër rolet më të mëdha në një lidhjen i luan puthja. Ekzistojnë shumë lloje të puthjeve të ndryshme, transmeton Living.

Pra, kjo do të thotë mënyra se si puthni partnerin tuaj në të vërtetë mund të deshifrojë lidhjen tuaj të dashurisë:

Puthja delikate: kur 2 partnerët prekin butësisht buzët. Është një gjest që tregon se sa i afërt jeni me të dashurin tuaj dhe sa i qetë ndiheni në këtë marrëdhënie.

Puthja në faqe: Dhënia e puthjeve në faqe do të thotë që marrëdhënia juaj është duke ecur mirë. Ajo tregon dashuri dhe kënaqësi  për shoqërinë e njëri-tjetrit.

Puthja e engjëllit: Nëse e gjeni veten duke puthur butësisht qepallën e mbyllur të partnerit tuaj, mund të thoni se po jepni “puthje engjëjsh”. Ky është një veprim intim që simbolizon një dashuri të fortë dhe i jep të dashurit tuaj një ndjenjë paqeje dhe sigurie.

French Kiss: puthja franceze! Shpreh sensualitetin, dëshirën dhe romancën. Nëse kjo puthje është stili juaj, atëherë me siguri jeni një i/e dashur pasiononte dhe aventureske.