Myslimanët shiitë, përfshirë fëmijët, gjakosen në ritualin e përkujtimit të Ashureve

Kujdes: Artikulli në vijim përmban fotografi që mund të jenë shqetësuese për lexuesit tanë!

ShowBiz

11/09/2019 16:35

Myslimanët shiitë në të gjithë botën kanë përkujtuar vrasjen e Profetit Muhamed në shekullin e gjashtë, duke u lyer trupin me gjak.

Ashura shënon vrasjen e Imam Huseinit në një betejë me forcat e Kalifit Jezidit në 680, transmeton lajmi.net.

Duke filluar nga lindja e diellit, myslimanët shiitë dëgjojnë recitimet e historisë së vdekjes së imamit me shumë të qara, derisa rrahin njëri-tjetrin me grushte. Disa gjithashtu gërvishtin kokën ose prejnë veten me thika.

Disa të rritur ua prejnë lehtësisht kokat me thikë ose brisk rroje, për t’i përfshirë edhe ata në ceremoni.

Shumë vende e kremtojnë festën, veçanërisht në zonat e botës me një popullsi të konsiderueshme shiite, të tilla si Iraku, India, Libani Afganistan dhe Bahreini. /Lajmi.net/