Myslimanët mblidhen në malin Arafat
Gjatë pelegrinazhit në Mekë besimtarë myslimanë nga e gjithë bota janë mbledhur edhe në mali Arafat.
Lajme
Haj-i duhet të kryhet të paktën një herë gjatë jetës nga të gjithë besimtarët myslimanë në gjendjë ta përballojnë udhëtimin e shtrenjtë dhe të vështirë.
Pelegrinët myslimanë janë dyndur në malin Araft në juglindje të Mekës. Dita e Arafat-it, konsiderohet si më e rëndësishmja gjatë pelegrinazhit për Haj, ku besimtarët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke u lutur.
Ky është vendi në të cilin myslimanët besojnë se profeti Muhammad përcolli predikimin e fundit.
“Ndihem shumë i lumtur, i lumtur nëse Zoti do t’i pranojë lutjet e të gjithë myslimanëve,” thotë pelegrini nga Filipinet, Nadzmi Maruji.
Pelegrinazhi për Haj fillon në muajin e dymbëdhjetë të vitit islamik, i cili është hënor dhe jo diellor.
“Paqja e profetit qofshin mbi të, Haxhi është Arafat. Kjo është dita më e madhe e vitit për myslimanët dhe rituali më i rëndësishëm i Haxhit. Unë i kërkoj Zotit që t’i udhëzojë të gjithë myslimanët,” thotë besimtari tjetër Abdul Hafith.
Haj-i duhet të kryhet të paktën një herë gjatë jetës nga të gjithë besimtarët myslimanë në gjendje ta përballojnë udhëtimin e shtrenjtë dhe të vështirë.