Të Infektuar: 55.135

Të Shëruar: 48.572

Të Vdekur: 1.399

Myslimanë e katolikë bashkohen për të ndihmuar nevojtarët

21:04 | 21 Dhjetor 2020

Myslimanët dhe katolikët në Gjakovë janë bërë bashkë për të ndihmuar familjet në nevojë.

Hoxhë, Abdurrahman Bejtullahu, si koordinator i shoqatës ”Bereqeti” në Gjakovë, bashkë me motrat e nderit, kanë ndihmuar familjet në nevojë në Bec të kësaj komune, pa dallim feje.

40 pako ushqimore u nisën drejt ”Shtëpisë së paqes”, për tu ndarë më pas tek skamnorët që tu lehtësohet gjendja e vështirë e krijuar nga pandemia.

Kjo është hera e dytë që përfaqësues të feve të ndryshme kanë bashkëpunuar që t’i ndihmojnë familjet në kohë pandemie.

Gjatë vizitave, këta morën vendim që të nisin mbledhjen e parave për të ndërtuar shtëpinë e një prej familjeve që iu shpërndanë ndihma në ushqim. /KlanKosova