Mustafi te ky klub i madh
Shkodran Mustafi mund të transferohet te një klub i madh evropian, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Sport
Bayern Munich është i interesuar për transferimin e mbrojtësit të Valencias, Shkodran Mustafi.
Pas lëndimit të Jerome Boateng i cili pritet të mungojë për deri në tre muaj, kampioni i Bundesligës ka shprehur interesim për blerjen e futbollistit shqiptar, raporton “Fichajes”, përcjell “Lajmi.net”.
Reprezentuesi i Gjermanisë ka dëmshpërblim në kontratën e tij me Valencian, të caktuar në 50 milionë euro.