Mustafi po, Ronaldo jo
Shkodran Mustafi ka zënë vend në ekipin më të mirë të La Ligës për muajin shkurt. Por, në skuadër nuk ka zënë vend ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Sport
Mbrojtësi shqiptar i Valencias, Shkodran Mustafi ka zënë vend në ekipin më të mirë të La Ligës për muajin shkurt.
Por, në skuadër nuk ka zënë vend ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Në faqen zyrtare të La Ligës është publikuar formacioni më i mirë i shkurtit, ku dominojnë futbollistët e Valencias.
Ekipi: Sergio Alvarez (Celta Vigo) – Gaya (Valencja), Mustafi (Valencia), Cabral (Celta), Rosales (Malaga) – Parejo (Valencia), Kron-Deli (Celta), Isco (Real Madrid) – Messi (Barcelona), Bueno (Rajo Vallecano), Griezmann (Atletico Madrid).