Mustafi në Lazio!

Shkodran Mustafi ka thënë se ka nënshkruar për Lazion, në kundërpërgjigje ndaj spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e tij. Mirëpo, mbrojtësi shqiptar insiston se për të ardhmen e tij do të vendos pas Botërorit.

Sport

30/05/2014 18:21

Shkodran Mustafi ka nënshkruar me Lazion. Jo zyrtarisht, por mbrojtësi shqiptar i Sampdorias reagoi ndaj spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e tij ku në mesin e klubeve të interesuara është edhe Lazio.

“Po, kam nënshkruar me Lazion, po e pres Klosen të ma sjellë kontratën”, deklaroi Mustafi për Il Secolo XIX.

“I kam kaluar dy vjet e gjysmë pozitiv tek Sampdoria, sezoni i fundit ishte fantastik. Kur të kthehem pas qershorit, do të bisedojmë për të ardhmen. Momentalisht po mendoj veç për Botëror”, përfundoi ai.

Mustafi është përfshirë në listën e gjerë të Gjermanisë për Kampionatin botëror në Brazil.