Mustafa: VV-ja thoshte se nuk blen rrymë nga Serbia, sot merr vendim për ndalimin e tregtisë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe. Duke folur në emisionin “Pressing” në T7, Mustafa ka rikujtuar se në debatet e mëparshme parlamentare, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kishin këmbëngulur se Kosova nuk…
Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe.
Duke folur në emisionin “Pressing” në T7, Mustafa ka rikujtuar se në debatet e mëparshme parlamentare, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kishin këmbëngulur se Kosova nuk blen energji elektrike nga Serbia.
Ai ka vënë në pikëpyetje vendimin e fundit të Qeverisë për ndalimin e tregtisë së energjisë me kompanitë serbe, duke pyetur se kush ka qenë duke e bërë këtë tregti.
“Patëm një seancë mjaft të gjatë, ku edhe Rizvanolli, por edhe VV-ja këmbëngulin që nuk kanë blerë rrymë nga Serbia, dhe sot me vendim e ndalojnë. Shtohet pyetja kush paska qenë duke tregtuar rrymë me Serbinë”, ka deklaruar Mustafa. /Lajmi.net/