Mustafa vlerëson angazhimin e Hungarisë për shtetin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pritur të enjten në takim sekretarin shtetëror të Ministrisë së Drejtësisë të Hungarisë, Barna Berke.

Lajme

11/06/2015 16:13

Gjatë takimit, kryeministri Isa Mustafa e informoi Berke për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë në të gjitha fushat dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin, mirëqenien, sundimin e ligjit, agjendën integruese evropiane si dhe reformat thelbësore në shumë fusha të jetës.

Kryeministri Mustafa po ashtu vlerësoi lart bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, duke veçuar edhe Marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike, të nënshkruar ndërmjet ministrive të drejtësisë të dy vendeve, para pak ditësh.

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë të Hungarisë, Barna Berke, e falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.