Mustafa ua jep epitetin e Pinokios deputetëve të VV-së: Zero euro për vaksina, 11 milionë për rrymën në veri

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar pasi që deputetët e VV-së votuan sot PRO që të ndahen 11 milionë euro për rrymën në veri.

Lajme

06/05/2021 17:12

Me anë të një postimi në Facebook, Mustafa ia ka kujtuar qeverisë Kurti  se nuk e kanë shpenzuar asnjë euro për t’i vaksnuar qytetarët, teksa për serbët që dikur e quanin hajni, kanë ndarë 11 milionë euro, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë:

Ende asnjë euro s’kanë shpenzuar për t’i vaksinuar qytetarët, duke e varur shëndetin e 2 milion njerëzve në donacionet e organizatave.

Sot, veç vet, i ndanë 11 milion euro për rrymën në veri. Dikur, këtë e quanin hajni. Sot, po e quajnë patriotizë. /Lajmi.net/