Mustafa takohet me Meuccin, flasin për Gjykatën Speciale
Kryeministri Isa Mustafa u takua të hënën edhe me shefin e misionit të EULEX-it, Gabriele Meucci. Në këtë takim u fol për krijimin e Gjykatës Speciale dhe thellimin e bashkëpunimit për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

Lajme
Kryeministri Isa Mustafa ka pritur sot në takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Gabriele Meucci, me të cilin është diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend.
Mustafa ka vlerësuar përkrahjen që misioni i EULEX-it ka dhënë në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
“Gjatë këtij takimi, vëmendje e veçantë i është kushtuar vazhdimit të procesit për krijimin e Gjykatës Speciale, reformave në infrastrukturën ligjore, në procesin e liberalizimit të vizave dhe sundimit të ligjit”.
“Kryeministri Mustafa dhe Meucci u pajtuan për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Misionit të EULEX-it, në funksion të fuqizimit të sundimit të rendit dhe ligjit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.