Kryeministri shuan shpresat e punëtorëve të Fabrikës së Tubave

Kryeministri Isa Mustafa ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës, nuk ka para për të paguar punëtorët e Fabrikës së Gypave në Ferizaj.

Lajme

12/03/2015 11:45

Ai duke ju përgjigjur pyetjes së deputetit nga AAK, Palë Lekaj, për këtë çështje ka thënë se vendimi i Gjykatës për kompensim është jashtë suazës së vlerës.

“Ne me buxhetin e Kosovës, nuk kemi mjete të ndara për këtë fabrikë”.

“Ndërkaq në AKP është vlera e shitur e fabrikës, ajo vlerë nuk e mbulon vendimin e vlerës së Gjykatës, për kompensimin e punëtorëve, mendoj se edhe vendimi do duhej të ishte në suaza të vlerës, sepse nuk mund të merren parat nga shitja e fabrikave të tjera, për kompensimin e një fabrike të caktuar”.

“Unë nuk shohë mundësi që ky kompensim të bëhet nga buxheti i Kosovës”, ka thënë Mustafa, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka marrë kërkesa nga komunat e Kosovës, për t’i subvencionuar, nga dëmet e vërshimeve.