Mustafa: Shefi i ARKEP-it me mandat të skaduar, penguesi kryesor

Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa, kritikoi shefin e ARKEP-it, Ekrem Hoxha, për atë që ai e quajti bllokim për të funksionuar në parametra normal, për shkak të vonesave të pajustifikuara drejt për dhënien e brezit frekuencor shtesë.

Lajme

10/09/2015 21:55

“Ne ende nuk kemi fuqinë reale. Është shumë e pakuptimtë kjo që po ndodhë. Është shefi i ARKEP-it, Ekrem Hoxha për mendimin tim fajtorë kryesor. Procedura për dhënien e brezit frekuencorë ka filluar që në muajin mars. Komentet e fundit shtesë kanë qenë me 22 korrik. Deri më tani nuk kemi asnjë përgjigje se çfarë po ndodh. Është e pakuptimtë sepse nuk ka përgjigje konkrete”, tha Mustafa, duke iu përgjigjur pyetjes se pse interneti i shpejtë 4g dhe 3g, nuk është duke funksionuar në parametrat e dëshirueshëm.

Ai ka sqaruar rendësin e brezit frekuencor duke krahasuar me qarkullimin e automjeteve në një rrugë të ngushtë dhe autostradë.

“Tani jemi në një rrugë dykahëshe. Jemi ngjeshur. Dhënia e brezit frekuencor do të thoshte kalim nga kjo rruga e ngushtë në autostradë”, tha Mustafa.

Ai ka bërë apel për dashuri më të madhe për vendin dhe institucionet e tij.

“Ne duhet ta duam më shumë tonën. Po jap një informacion që e di. Shteti që ka një operatorë në Kosovë interesohet vazhdimisht për operatorin e vetë, ndërsa neve ARKEP-i na bllokon. Kemi investuar 40 milionë euro për teknologjinë e re 4g dhe nuk na jepet mundësia për të treguar forcën. Nuk ka asnjë arsye logjike për këtë bllokim. Por ne nuk kemi në plan të dorëzohemi”

Mustafa gjithashtu ka shpjeguar edhe fushatën e Vala-s me moton “Të gjithë po Kthehen”.

“Vala humbi në mënyrë të padrejtë një pjesë të tregut për shkak se ishin disa procese të privatizimit, pa fajin e Vala-s”.

Ndërsa duke folur për marketingun që është duke e bërë Vala, cilësisht shumë të të mirë se më herët dhe dukshëm më prezent për nga fizibiliteti, tha se kjo ka qenë shume e nevojshme.

“Ne kemi hyrë në të gjitha mediat për shkak se na është dashur një hapësirë e madhe. Për disa vite ka munguar fizibiliteti në Vala. Kemi ecur jashtëzakonisht mirë, por ky është vetëm fillimi. Tani e tutje, klientët dhe publiku do të befasohen edhe më shumë me produktet që do të ofrohen në telefoninë mobile, fikse, internet të shpejtë dhe IPTV”.