Mustafa për aksionin në veri: Drejtësia s’guxon të jetë selektive si në rastin e fajdeve
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë që duhet të përshëndetet çdo aksion dhe veprim ligjor e legjitim i organeve të drejtësisë së Kosovës në tërë territorin e Republikës.
Lajme
Mustafa ka thënë që krimi i organizuar nuk njeh etni, ashtu siç nuk duhet të njohë as ligji.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se të gjithë ata shqiptarë, serbë, boshnjakë etj, zyrtarë e jo zyrtarë, “duhet të përgjigjen në mënyrë të barabartë para ligjit për veprimet e dëmshme që po ia shkaktojnë vendit”.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë
Duhet të përshëndetet çdo aksion dhe veprim ligjor e legjitim i organeve të drejtësisë së Kosovës në tërë territorin e Republikës.
Krimi i organizuar nuk njeh etni, ashtu sië nuk duhet të njoh as ligji.
Të gjithë ata, shqiptarë, serbë, boshnjakë etj, zyrtarë e jo zyrtarë duhet të paergjigjen në mënyrë të barabartë para ligjit për veprimet e dëmshme që po ia shkaktojnë vendit.
Drejtësia nuk guxon të jetë selektive si në rastin e fajdeve.
Zbatimi i drejtësisë nuk duhet ta shqetësoj askënd dhe as Serbinë, nëse ata nuk janë të involvuar në këto veprime kriminal. /Lajmi.net/