Mustafa: Pashkët na ngjallin shpresën

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve krishterë, duke thënë se kjo fetë na kujtojnë dhe na ngjallin shpresën, që aq shumë na nevojitet për jetën tonë, punët dhe familjet tona.

Lajme

04/04/2015 12:00

Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se në këtë ditë të shenjtë, është koha të shohim vlerat që na bashkojnë dhe fëmijëve tanë e t’u japim bekimin për një jetë sa më të gëzueshme, për një jetë sa më të bukur.

Ja postimi i plotë i Mustafës

Të gjithë besimtarëve të krishterë, por edhe miqve tanë ndërkombëtarë që po punojnë bashkë me ne për të ardhmen e vendit tonë, Ju urojmë Gëzuar Pashkët, ditën e shpresës së pashuar dhe të përjetësisë, ditën e ringjalljes së Krishtit!

Në këtë ditë të shenjtë të Pashkës, ju uroj secilit prej jush dhe familjeve tuaja dashuri, lumturi, paqe e miqësi.

Pashkët, me anë të simbolit të përsosjes përmes sakrificës, na japin shembullin e rrugës drejt Virtytit. Pashkët na kujtojnë dhe na ngjallin Shpresën, që aq shumë na nevojitet, për jetën tonë, për punët tona, për familjet tona, për të ardhmen tonë.

Në këtë ditë të shenjtë, është koha të shohim vlerat që na bashkojnë, t’i gëzohemi familjeve tona, njerëzve tanë të dashur, fëmijëve tanë e t’u japim atyre bekimin për një jetë sa më të gëzueshme, për një jetë sa më të bukur.

Ju uroj të gjithëve, Pashkë të mbushur me gëzim e jetë.

Zoti ju bekoftë të gjithëve !

Miqësisht, Isa Mustafa