Mustafa: Pakoja e Ahtisarit nuk është Bibël as Kuran
Kryeministri Isa Mustafa ka reaguar për një opinion të studiuesit Marc Ëeller, për demarkacionin me Malin e Zi.

Lajme
Mustafa ka deklaruar se duhet të ketë argumente shkencore e “jo mahi”. Ai ka thënë se Pakoja e Ahtisarit nuk është as Bibël e as Kuran, transmeton lajmi.net
Reagimi i Mustafës:
Ende pa e lexuar dhe pa e studiuar mire, disa filluan ta shpallin të pabesueshëm opinionin e profesorit dhe studiuesit me renome botërore, Marc Ëeller. Natyrisht se kanë të drejtë, sepse profesori Ëeller, besoj kurr ne jetën e tij, nuk ka marrë pjesë në një tubim ‘shkencor’ si ai i dt. 3 gusht 2016.
Nuk më dhimbset shumë profesori Ëeller që nuk pati rast të dëgjojë dhe të mësoj nga argumentet “shkencore” por më dhimbset akademik Hivzi Islami, që megjithë durimin dhe përkushtimin e tij për të kontribuar në atë takim, në vend se të vlerësohej dhe të respektohej, u atakua me disa sjellje huligane. Veç edhe Marc Ëelleri na paska munguar ti tregojmë se “ od Çakora pa do mora to je nasha Crna Gora” (kënga, nga Çakori deri në det, ky është Mali ynë i Zi) dhe se “…Pakoja e Ahtisarit nuk është Bibël as Kuran”.
Argumente shkencore, se s’ka mahi!