Mustafa nuk tregon sa persona janë punësuar, prej kur ai është kryeministër (Video)
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk ka përmendur asnjë shifër të qytetarëve të punësuar, që kur ai ka marrë drejtimin e shtetit.

Lajme
Mustafa ka vazhduar të thotë se për 4 vitet e ardhshme do të punojë që premtimi i tij, gjatë fushatës për 120 mijë vendet të punës të realizohet.
Ai gjatë konferencës për media ku ka folur 6 mujorin e parë të këtij viti, për të zhvillimin ekonomik, ka vazhduar të arsyetohet se asnjë qeveri për një kohë të shkurtër nuk mund të punësoj 120 mijë persona.
“Mos të ketë dikush shpresë që munden për 6 muaj apo për 1 vit të punësohen 120 mijë vet. Zhvillimi ekonomikë nuk është një proces i cili ndodh edhe kryhet. Asnjë qeveri nuk mundet që në momentin kur e merr mandatin ta bëjë një gjë të tillë”.
“Qeveria ka për detyrë të krijoj kushte , rrethana në mënyrë që bizneset të zhvillohen të investojnë bizneset e brendshme dhe ato të jashtme, dhe ky është një proces që do të zhvillohet”, ka thënë Mustafa, transmeton lajmi.net.
I pyetur për kompletimin e bordeve të kompanive publike dhe Agjencioneve të Pavarura, ai ka thënë se këto borde të kompletohen në muajin shatorë, duke pranuar se janë vonuar në këtë drejtim.
“Për kompanitë publike të gjithë ata që kanë konkurruar do ti nënshtrohet intervistimit nga 24 gushti, dhe do ti përgadisim të gjitha propozimet për seancën e Kuvendit që fillon në gjysmën e shtatorit”.
“ Gjatë shtatorit ne do të procedojmë edhe për bordin e Agjenisionit Kosovar të Privatizimit dhe bordeve të tjera”, ka thënë Mustafa.
