Mustafa: Nëse mazhoranca i ikën përgjegjësisë kushtetuese, nuk do ndalen seancat e jashtëzakonshme

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka folur sot në lidhje me seancat e jashtëzakonshme në kuvend. Ai është shprehur se nëse mazhoranca i ikën përgjegjësisë kushtetuese, do të vazhdojnë të thërrasin seanca të jashtëzakonshme. “Nëse mazhoranca ka vendosur që t’i ikë përgjegjësisë së saj kushtetuese, demokratike, politike të përfaqësimit të qytetarëve në parlamentin e Kosovës,…

Lajme

21/10/2024 19:14

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka folur sot në lidhje me seancat e jashtëzakonshme në kuvend.

Ai është shprehur se nëse mazhoranca i ikën përgjegjësisë kushtetuese, do të vazhdojnë të thërrasin seanca të jashtëzakonshme.

“Nëse mazhoranca ka vendosur që t’i ikë përgjegjësisë së saj kushtetuese, demokratike, politike të përfaqësimit të qytetarëve në parlamentin e Kosovës, do të vazhdojmë duke thirrur seanca të jashtëzakonshme, për të debatuar ose diskutuar tema të caktuara”, ka thënë tutje Mustafa në Klankosova.