Mustafa: Ndërhyrjet e Rizvanollit dhe Mihailit në ‘Ibër-Lepenc’ janë krejtësisht të kundërligjshme
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka cilësuar ironikisht përmbajtjen e komunikimeve në WhatsApp mes Dejona Mihalit, Artane Rizvanolli dhe Faruk Mujkës si “formë të veçantë të dashurisë dhe përkushtimit për mbrojtjen e vlerave fundamentale të shtetit”. Mustafa ka deklaruar se ndërhyrjet e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe zyrtares së Vetëvendosjes, Dejona Mihaili, në…
Lajme
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka cilësuar ironikisht përmbajtjen e komunikimeve në WhatsApp mes Dejona Mihalit, Artane Rizvanolli dhe Faruk Mujkës si “formë të veçantë të dashurisë dhe përkushtimit për mbrojtjen e vlerave fundamentale të shtetit”.
Mustafa ka deklaruar se ndërhyrjet e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe zyrtares së Vetëvendosjes, Dejona Mihaili, në konkursin për kryeshef të Ndërmarrjes Publike “Ibër–Lepenc” janë “krejtësisht të kundërligjshme”.
“Ligji për ndërmarrjet publike i rregullon qartë procedurat dhe kriteret për zgjedhjen e bordit dhe menaxhmentit. Qeveria është aksionare, por nuk ka të drejtë të favorizojë apo diskriminojë kandidatët. Ndërhyrjet nga jashtë janë të paligjshme”, ka thënë Mustafa për Vox Kosova.
Ai ka reaguar edhe ndaj gjuhës fyese të përdorur nga ministrja Rizvanolli ndaj ish-ministrit Skender Hyseni, duke shprehur habi për një sjellje të tillë.
“E kam njohur si punëtore të zellshme dhe të edukuar. Është e vështirë të kuptohet çfarë interesi ka pasur për të shfaqur një sjellje kaq të ulët”, është shprehur ai.