Mustafa mohon të jetë produkt i falsifikimeve të diplomave

Drejtori i ri i PTK-së, Agron Mustafa ka sqaruar opinionin publik se ai në fakultetin e Pejës ka dhënë vetëm katër provime.

Lajme

05/03/2015 18:17

Emri i Mustafës u përfshi në listën e personave që kanë diplomuar në “mënyrë fiktive” në Pejë.

Por, Agron Mustafa përmes një reagimi në rrjetet sociale ka paraqitur si dëshmi, faksimilet, nënshkrimet dhe notat, për të dëshmuar se ai në universitetin e Pejës ka dhënë vetëm katër provime dhe se ka diplomë të fakultetit dhe magjistraturës në Universitetin e Prishtinës.

Lexoni të plotë reagimin e Drejtorit të PTK-së, Agron Mustafa :

Para dy ditësh mësova nga mediat se emri im, Agron Mustafa, ndodhet në listën e 503 personave që “paskan falsifikuar diplomën e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Pejë”, në vitin 2000, informacion i cili më tronditi normalisht ,dhe më habiti nga ana tjetër.

dip1

Argumenti kryesor që u dha për të më damkosur si falsifikues, nga hartuesit e listave dhe shpërndarësit e tyre nëpër institucione dhe media, ishte fakti se për këta të diplomuar, përfshirë edhe mua, Agron Mustafën, nuk paska asnjë lloj dokumentacioni në arkivin e Fakultetit.

As edhe një dokument për regjistrim, për vijueshmërinë e semestrit, vitit, etj etj, gjë të cilën edhe tani kur e mendoj më duket e habitshme dhe në përmasat e budallallëkut!

Nëse zyrtarëve të këtij fakulteti, ju mungojnë këto dokumente, ato nuk na mungojnë neve. Posaçërisht mua, që kam mbaruar, atëherë shkollën e lartë ekonomike në këtë qytet dhe kam diplomuar në përputhshmëri me të gjitha rregullat dhe ligjet.

dip2

Kam Indeksin e notave, Certifikatën e Diplomimit, regjistrimin e semestrit, nënshkrimet e profesorëve për provimet e domosdoshme etj etj.

Gjithashtu, më duhet të theksoj se përveç përfundimit të Shkollës së lartë në Pejë, dy vite më pas, diplomova në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës duke fituar titullin “Ekonomist i Diplomuar”, Më vonë kam mbaruar edhe magjistraturën në po të njëjtin Fakultet.

dip3

Dëshmitarë për të gjitha këto kualifikime përveç dokumentacionit, janë edhe një numër i madh i profesorëve dhe studentëve, të cilët sot gjinden në pozita të larta qeverisëse të vendit. Këta mund të flasin më së miri për Agron Mustafën student, bashkangjitur edhe dëshmitë.