Mustafa: Kurti dhe partia e tij janë të vetëdijshëm se do të humbin zgjedhjet

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka komentuar deklaratat e kryeministrit, Albin Kurti bërë karshi opozitës.   Mustafa tha se LVV e ka marrë mesazhin nga tereni se nuk e ka përkrahjen e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit. ”Albin Kurti dhe partia e tij kanë marrë informacionet nga tereni…

Lajme

15/01/2025 22:48

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka komentuar deklaratat e kryeministrit, Albin Kurti bërë karshi opozitës.

 

Mustafa tha se LVV e ka marrë mesazhin nga tereni se nuk e ka përkrahjen e qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.

”Albin Kurti dhe partia e tij kanë marrë informacionet nga tereni se janë në rënie të lirë, janë të vetëdijshem që nuk do t’i fitojnë zgjedhjet dhe janë në panikë dhe nga kjo panik në vend që të flasin për punën e tyre kanë filluar të shajnë partitë e tjera”, tha Mustafa

Mustafa në ”Click” të RTV21 ka theksuar se fuqia blerëse e qytetarëve të Kosovës ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë katër viteve të fundit nën qeverisjen Kurti.

 

Sipas tij, nëse para katër viteve një qytetar mund të blejë një shportë ushqimesh me 100 euro, tani i duhen 130 euro për të njëjtën shumë.

 

Mustafa ka ilustruar këtë rënie të fuqisë blerëse duke thënë se monedha prej 100 eurove, që para katër viteve kishte vlerën e plotë, sot ka vlerën e 70 eurove.

 

”Nëse para 4 viteve ke blerë një shport me ushqime me 100 euro sot të duhen 130 euro, ose thënë ndryshe një monedh prej 100 eurove që ka pasur vlerën e 100 euro sot ka vlerë prej 70 eurove”, tha Mustafa.