Mustafa: Ka ardhur momenti t’ia ndalim hovin kësaj klase politike që e mban Kosovën pezull, s’na duhet Qeveri që jeton prej tensioneve
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa ka thënë se ka marrë fund koha e liderëve të rrëmujës. Ai ka thënë se ka politikanë që dinë të mbijetojnë vetëm në kaos, krijojnë krizë dhe pastaj shfaqen si “zgjidhja”, duke e detyruar qytetarin të kërkojë stabilitet, ndërsa ka thënë se ata vetë e përdorin rrëmujën si…
Lajme
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa ka thënë se ka marrë fund koha e liderëve të rrëmujës.
Ai ka thënë se ka politikanë që dinë të mbijetojnë vetëm në kaos, krijojnë krizë dhe pastaj shfaqen si “zgjidhja”, duke e detyruar qytetarin të kërkojë stabilitet, ndërsa ka thënë se ata vetë e përdorin rrëmujën si oksigjen politik.
“Por, vendi ynë s’ka nevojë për qeveri që shpëton vetën ka nevojë për qeveri që punon për qytetarin. Ka ardhur momenti me ia ndalë hovin kësaj klase politike që e mban Kosovën pezull. S’na duhet më qeveri që jeton prej tensioneve, prej përçarjeve, prej krizave të fabrikuara”, ka shkruar Rremi.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se na duhet normalitet dhe Qeveri normale, që punon normalisht, për një vend normal.
“Qeveri që fokusohet te zhvillimi, ekonomia, investimet, arsimimi, standardi jetësor dhe që e afron Kosovën me familjen perëndimore jo me fjalë, por me punë. Kosova nuk ecë përpara me dramë, por me punë. Dhe koha e punës fillon kur ndalojmë teatrin e rrëmujës”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: