Mustafa i sheh zgjidhje zgjedhjet e reja: Sa më shpejt, aq më mirë
Pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar shumicën parlamentare dhe për të formuar qeverinë e re, skenari më i mundshëm për vendin mbetet mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Qeveria e propozuar “Kurti 3” mori vetëm 56 vota pro, duke dështuar të sigurojë shumicën e nevojshme. Ky rezultat lë vendin në një situatë të paqartë…
Lajme
Pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar shumicën parlamentare dhe për të formuar qeverinë e re, skenari më i mundshëm për vendin mbetet mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Qeveria e propozuar “Kurti 3” mori vetëm 56 vota pro, duke dështuar të sigurojë shumicën e nevojshme. Ky rezultat lë vendin në një situatë të paqartë politike dhe me pasiguri për funksionimin normal të institucioneve.
Lidhur me situatën, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se sa më shpejt që mbahen zgjedhjet aq më mirë.
“Gjithësesi, zgjidhje janë zgjedhjet e reja. Janë qytetarët tek të cilët kalon përgjegjësia. Sa më shpejt, aq më mirë!”, deklaroi Mustafa për IndeksOnline.
Datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme janë 30 nëntori, 7 dhjetori dhe 14 dhjetori, ndërkohë që partitë nuk kanë arritur ende të formojnë një koalicion për qeverisje.
Situata tregon pasiguri institucionale dhe politike, ndërsa analistët paralajmërojnë se vonesat në formimin e qeverisë mund të ndikojnë negativisht në miratimin e buxhetit dhe funksionimin e institucioneve kryesore të vendit.