Mustafa i PDK-së kritikon Kurtin: 100 euro për studentët janë mashtrim elektoral në prag zgjedhjesh
Zyrtari i PDK-së, Arben Mustafa, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po përdor masa të përkohshme dhe populiste për të fituar përkrahje politike në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Sipas Mustafës, ndarja e 100 eurove për studentët nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të “hedhur hi syve qytetarëve”, transmeton lajmi.net…

Lajme
Zyrtari i PDK-së, Arben Mustafa, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po përdor masa të përkohshme dhe populiste për të fituar përkrahje politike në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Sipas Mustafës, ndarja e 100 eurove për studentët nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të “hedhur hi syve qytetarëve”, transmeton lajmi.net
“Albin Kurti, i cili të rinjve kosovarë po ua humb çdo shpresë për t’u zhvilluar e për të jetuar mirë në Kosovë, sot i është kthyer praktikës së tij për t’u hedhur hi syve qytetarëve, me nga 100 euro për studentët, në prag të zgjedhjeve,” ka deklaruar Mustafa.
Ai theksoi se studentët kanë nevojë për politika të qëndrueshme dhe mundësi reale për zhvillim, e jo për masa të përkohshme që, sipas tij, shërbejnë vetëm si vegla fushate.
“Studentët tanë kanë nevojë për një shtet që funksionon, që krijon mundësi reale për zhvillim dhe që siguron vende pune për një jetë me dinjitet,” shtoi Mustafa, duke përfunduar se “studentët tanë nuk mashtrohen!”./lajmi.net/