Mustafa i LDK-së: Mujeci i VV-së u emërua aksionar në Stacionin e Autobusëve, me këta autobusë trafikonte drogë
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa është tallur me Besnik Mujecin, asamblistin e VV-së që u kap me drogë në vlerë 400 mijë euro në Shqipëri. Në një postim në Facebook, ai ka rikujtuar faktin se Mujeci ishte bërë aksionar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, dhe pikërisht trafikimi i drogës për në Shqipëri ishte bërë…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa është tallur me Besnik Mujecin, asamblistin e VV-së që u kap me drogë në vlerë 400 mijë euro në Shqipëri.
Në një postim në Facebook, ai ka rikujtuar faktin se Mujeci ishte bërë aksionar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, dhe pikërisht trafikimi i drogës për në Shqipëri ishte bërë me autobusë, shkruan lajmi.net.
Ai ka ironizuar me një fjali të kryeministrit Kurti të bërë pak ditë më herët.
Postimi i plotë i Mustafës:
“Prishtina dhe Tirana në qiell ishin të ndara, por në tokë u bashkuan nga narkotrafikantët e VV-së”.
Asambleisti i VV-së në Prishtinë, i emëruar nga partia e tij aksionar në Stacionin e Autobusëve, përdorte këta autobusë për të trafikuar narkotikë drejt Tiranës, ku dhe u arrestua i zënë me 10.000 doza droge! 10.000!!!
Qysh e kishte emëru’ tipi drogën? LV. /Lajmi.net/