Musmurati nuk e di se kush nuk e lejoi Kocin të bëhet ministër

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati ka thënë se Këshilli i Përgjithshëm i partisë e ka propozuar për ministër të drejtësisë emrin e Gani Kocit, zëvendësministër aktual në ministrin e Zhvillimit Ekonomik.

Lajme

10/06/2016 18:52

Musmurati ka thënë për Indeksonline se PDK ka propozuar Kocin për ministër dhe ka qenë edhe ky i fundit prezent.

“Partia e ka propozuar Kocin, kur e kemi marr atë vendim ka qenë edhe Koci”, ka thënë Musmurati për Indeksonline.

Mustafa ka thënë se nuk i ka ardhur propozim nga PDK-ja, por Musmurati për këtë ka një shpjegim.

“Çka thonë ata unë nuk e di”, ka thënë shkurt ai.

Ndërsa për deklarimin e Kocit se nuk është i pranueshëm nga të huajt, Musmurati ka thënë se nuk e ka këtë informacion.

“Çka ka mos me qenë i pranueshëm. S’ka pas kurrë njëfarë vendimi. Unë nuk e kam këtë informacion”, ka theksuar Musmurati për Indeksonline.

Sipas Musmuratit, propozimi me shkrim nuk i ka shkruar kryeministrit Mustafa që Koci të jetë ministër. Por ai nuk ka ndonjë shpjegim se ku qëndron problemi. Te partia e tij, apo te kryeministri Mustafa.

“Kryesia e Partisë ka propozuar edhe emrin e tij. Jo me shkrim ne kurrë një herë se kemi quar. Propozimi është bërë, ku është ndalur nuk e di”.

Ndryshe mbrëmë Gani Koci ka thënë për Indeksonline se në PDK i kanë thënë se emri i tij nuk është i pranueshëm për ndërkombëtarët.