Musliu- Vetëvendosjes: Mbani duart larg nga AKI-ja, nuk garantoj që seancën tjetër nuk flasë emër për emër për këtë situatë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka folur në lidhje me çështjen e drejtorit të RTK-së, Rilind Gërvalla, i cili përmendi Agjencisë Kosovare të Inteligjencës në lidhje me shkrimin e publikuar në RTK të Slobodna Bosna, përmes së cilës sulmoheshin dy media të Kosovës. Musliu tha se kjo e ka dëmtuar shumë AKI-në.…

Lajme

04/11/2024 14:26

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka folur në lidhje me çështjen e drejtorit të RTK-së, Rilind Gërvalla, i cili përmendi Agjencisë Kosovare të Inteligjencës në lidhje me shkrimin e publikuar në RTK të Slobodna Bosna, përmes së cilës sulmoheshin dy media të Kosovës.

Musliu tha se kjo e ka dëmtuar shumë AKI-në.

Ganimete Musliu ka paralajmëruar Vetëvendosjen që t’i mbajë larg duart nga AKI-ja, teksa tha se në seancën tjetër do të mund të flasë edhe emër për emër.

“Skandali i drejtorit të RTK-së, Rilind Gërvalla, që e implikon AKI-në në sulmin e RTK-së bërë ndaj dy mediave në Kosovë e dje doli e demantoi veten, e ka dëmtu jashtëzakonisht e tmerrësisht shumë AKI-në, këtë institucion vital për sigurinë e vendit. Dhe kjo gjë nuk guxon të vazhdohet më tutje, kjo praktikë duhet të ndërpritet një herë e mirë. Dhe unë prej kësaj foltore pa dashur të lëshohem në detaje se unë e di mirë sensitivitetin e kësaj çështje, dua vetëm një fjalë t’ia them VV-së, qoftë Dejona Mihalit ose mashave tjera, larg duart nga AKI, sepse nuk ju garantoj që në seancën tjetër dalë flasë emër për emër secilin, për secilin dështim dhe secilën ndërhyrje që po tenton VV ta kapë AKI-në”, tha Musliu.

Gërvalla përmes një publikimi në Facebook mbrëmë ka pranuar publikisht se në mbledhjen e Bordit të RTK-së, e ka pëmendur AKI-në megjithatë thotë se e kisthe bërë “rrëshqimthi”, derisa tha se AKI-ja s’ka pasur ndikim tek publikimi i lajmit të Slobodna Bosna./Lajmi.net/