Musliu thotë se Guri u bullizua nga VV sot në Kuvend: Në ballë të këtij bullizmi ishin Mimoza Kusari, Donika Gërvalla dhe Fitore Pacolli
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pasi gjatë deklarimit të deputetit më të ri të LDK-së, Paris Gurit sot në foltoren e Kuvendit, deputetët e VV-së qeshnin në vazhdimësi. Musliu ka thënë se Vetëvendosje ka bërë një bullizëm kolektiv, shkruan lajmi.net. “Deputeti i ri, Parisi, në vend që të inkurajohej dhe të mbështetej në…

Lajme
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pasi gjatë deklarimit të deputetit më të ri të LDK-së, Paris Gurit sot në foltoren e Kuvendit, deputetët e VV-së qeshnin në vazhdimësi.
Musliu ka thënë se Vetëvendosje ka bërë një bullizëm kolektiv, shkruan lajmi.net.
“Deputeti i ri, Parisi, në vend që të inkurajohej dhe të mbështetej në hapat e parë të tij në Kuvend, u përball me një fushatë të organizuar talljeje dhe ofendimi, jo për përmbajtjen e fjalës së tij, por për emrin dhe moshën e tij”, ka thënë Musliu.
Ajo ka thënë se ky akt bullizmi bëhet edhe më i shëmtuar nga fakti se në ballë të kësaj fushate bullizuese ishin tri gra: Mimoza Kusari, Donika Gërvalla dhe Fitore Pacolli.
“Një veprim i tillë jo vetëm që shkel parimet bazë të etikës parlamentare, por dërgon edhe një mesazh të rrezikshëm për rininë e angazhuar në politikë, se në vend të inkurajimit, do të përballen me përbuzje e përqeshje. Qasja e Vetëvendosjes ndaj një deputeti të ri është e frikshme dhe e papranueshme. Nëse një emër ose një moshë e re është arsye për t’u përbuzur në Kuvend, atëherë çfarë mesazhi u jepet të rinjve që duan të kontribuojnë për vendin?”, ka thënë Musliu. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë: